Cafu i jep përparësi Liverpoolit në përballjen me Realin
Ish-futbollisti legjendar i Brazilit, Cafu, mendon se Liverpooli ka përparësi në raport me Real Madridin, në dy përballjet e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Dy skuadrat finaliste të sezonit të kaluar do të ballafaqohen më 21 shkurt dhe 15 mars.
Cafu ka thënë se Liverpooli ka një mesfushë më të mirë dhe se kjo do të jetë epërsi për skuadrën e Jurgen Klopp.
“Henderson apo Modric?” Henderson”, tha Cafu. “Tiago apo Cross?” Thiago”, shtoi ai.
Cafu dhe më pas bëri ekipin perfekt që do të përbëhej nga lojtarët e këtyre dy skuadrave: Courtois, Alexander-Arnold, Militao, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Thiago, Salah, Benzema, Vinicius.
