February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Broja: Me pak fat mund ta kishim fituar ndeshjen ndaj Omonias

Kapiteni i Dritës, Rron Broja, është shprehur i kënaqur me pikën e fituar ndaj skuadrës qipriote Omonia, por beson se ekipi i tij kishte mundësi të dilte me fitore nga kjo përballje.

Në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës të UEFA-s, e zhvilluar të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita dhe Omonia ndanë pikët me rezultat 1:1.

Arritëm të kalojmë në epërsi dhe dhamë maksimumin në çdo moment të ndeshjes. Përballë kishim një kundërshtar shumë të fortë, por me pak fat mund ta kishim fituar ndeshjen. Jam i kënaqur me këtë pikë, sepse është e rëndësishme për vazhdimësinë tonë në grup,” ka deklaruar Broja për RTK.

Kapiteni i gjilanasve shtoi se ekipi po synon fitoren e parë në këtë garë:
Objektivi ynë është ta arrijmë fitoren e parë në Ligën e Konferencës dhe besoj se do ta realizojmë në ndeshjen e ardhshme.”

Drita pas dy xhirove ka dy barazime (me KuPS dhe Omonia), ndërsa ndeshjen e radhës do ta zhvillojë më 6 nëntor në Irlandë kundër Shelbourne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *