Bernardo Silva flet për mundësinë e largimit nga Man.City

Bernardo Silva nuk është i sigurt për qëndrimin e tij në të ardhmen në Manchester City. Portugezi ishte afër një transferimi te Barcelona këtë verë, por City kërkoi shumë para dhe transferimi nuk ndodhi.
“Në qershor do të shohim se çfarë është më e mira. Jam i fokusuar te projekti i Manchester Cityt. Kontrata ime skadon kur të jem 31 vjeç. Nuk dua ta fsheh se qëllimi im në vitet e ardhshme mund të jetë jashtë Manchesterit, nëse shfaqet një ofertë e mirë dhe një projekt tërheqës nga një klub i madh”, tha Bernardo Silva.
Së fundmi katalanasit njoftuan se Bernardo Silva nuk është më prioritet, pasi Barça nuk do të ketë para për të investuar në mesfushë. Besohet se Xavi ka prioritet pozicionet e mbrojtjes, pasi duket qartë se koha e Jordi Albës po mbaron dalëngadalë dhe në krahun e djathtë mbetet vetëm Sergi Roberto, pasi Bellerin nuk do të marrë kontratë të re.