Bereszynski nuk do të luftojë më për mbijetesë, por për titullin e Serie A

Përfaqësuesi polak, Bartosz Bereszynski, është lojtar i ri i Napolit, ka konfirmuar sot lideri i Serie A.
Bereszynski luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, por mund të mbulojë pa problem edhe anën e kundërt.
Ai erdhi në Napoli nga Sampdoria. Bereszynski i është bashkuar Napolit në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe napolitanët kanë të drejtë të blejnë kontratën e tij verën e ardhshme.
Futbollisti polak ka qenë anëtar i Sampdorias për gjashtë vitet e fundit, më parë 30-vjeçari ka luajtur në Legia Varshavë.
Napoli aktualisht është lider në Serinë A, ndërsa Sampdoria është në zonën e rënies.