Belgjika dhe Irani ndahen pa fitues në Grupin G, anulimi i golit të Taremit vendimtar

Belgjika dhe Irani kanë ndarë pikët në ndeshjen e dytë të Grupit G në Kupën e Botës, pasi sfida e zhvilluar në Los Angeles u mbyll pa gola, 0:0.

Ndeshja u karakterizua nga një dominim i lehtë i belgëve në posedim dhe iniciativë sulmuese, por pa konkretizim në finalizim. Belgjika krijoi disa raste të mira shënimi gjatë gjithë takimit, megjithatë mungesa e efikasitetit në zonën kundërshtare i kushtoi tri pikët.

Në anën tjetër, edhe Irani tregoi momente të rrezikshme në kundërsulme, duke vënë në vështirësi mbrojtjen belge në disa raste.

Momenti më i diskutuar i ndeshjes erdhi në minutën e 25-të, kur Mehdi Taremi realizoi një gol të bukur pas një skeme nga goditja e dënimit. Megjithatë, pas rishikimit në VAR, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Një tjetër episod i rëndësishëm i takimit ndodhi në minutën e 66-të, kur Belgjika mbeti me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Nathan Ngoy, i cili ndali si lojtar i fundit një aksion të rrezikshëm të Taremit.

Me këtë barazim, Belgjika dhe Irani marrin nga një pikë në grup, ku bëjnë pjesë edhe Zelanda dhe Egjpti, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjet e ardhshme në garën për kualifikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *