Bayern Munich ka gati 100 milionë euro për transferimin e Florian Wirtz

Florian Wirtz është objektivi kryesor i Bayern Munich në tregun e transferimeve.
”Bavarezët” janë të përgatitur të shpenzojnë më shumë se 100 milionë euro për sulmuesin gjerman.
Për 21 vjeçarin janë në garë edhe Real Madrid dhe Manchester City.
Wirtz ishte futbollisti kryesor i Bayer Leverkusenit sezonin e kaluar, duke ndihmuar klubin ta fitoj titullin e Bundesligës, derisa po vazhdon të shkelqejë edhe këtë sezon, ku ka shënuar 4 gola e ka bërë 3 asiste.