June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Batatina: Barazimi ndaj Ballkanit nuk ishte real, rezultati duhej të ishte 3-0

Ballkani dhe Llapi kanë barazuar pa gola në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili nuk u pajtua me epilogun e kësaj ndeshje, njofton Klankosova.tv.

“Rezultati nuk ishte real, 3-0 duhet të ishte rezultati, e dominuan ndeshjen. Llapi është kampion me këtë, përgëzoj lojtarët. Në 45 minutat e parë 90 për qind dominuan gjithçka, kampioni i ardhëm po vjen shpejt, është pikë e kampionit për Llapin”, u shpreh Batatina.

Ai shtoi se me lojën që po bën skuadra e tij është koha ta fitojë titullin e kampionit.

Ballkani pas barazimit mbetet në vendin e parë me 52 pikë të grumbulluara, teksa Llapi një pozitë më poshtë me 51 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *