Barcelona vlerëson talentin e Oldion Kiqinës, e fton në akademinë e skuadrës kataluanase

Ditë më parë në Prishtinë është mbajtur Kampi i Barcelonës ku përformuan një numër i madh i talenteve kosovar.

Drejtuesit e kampit janë ndarë të kënaqur ndërsa kulmi padyshim është ftesa e ardhur nga Barça Academy për tre futbollistët  e përzgjedhur gjatë performancës së tyre në  Barça Camp Kosova.

Oldion Kiqina i vitit 2011, Orik Jashari i vitit 2017 dhe Bora Bajrami e vitit 2009 do të udhëtojnë për në Barcelonë për tu stërvitur në Akademinë më të mirë në botë

Kiqina ka kohë që ka ra në sy për talentin e tij të jashtëzakonshëm, kështu që tashmë ai vetëm sa ka dal në sipërfaqe dhe kjo përzgjedhje nga Barça është një dëshmi se e ardhmja e tij është e ndritur.

Të kujtojmë se ngjashëm si Oldioni pati vepruar edhe Edon Zhegrova kur u patë përzgjedhur nga Akademia e Milanit që kishte mbajtur kamp në Prishtinë.

Të tre talentet janë për tu uruar për këtë arritje të mrekullueshme me shpresë se ata të përfaqësojnë Kosovën me krenari në Barcelonë!. /Ballkani.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *