Barcelona siguron finalen e Kupës së Mbretit, El Clasico ndaj Real Madridit më 26 prill
Barcelona ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Mbretit, ku do të përballet me rivalin e madh, Real Madridin, më 26 prill.
Skuadra katalanase triumfoi në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales ndaj Atletico Madridit, duke fituar 1-0 në “Metropolitano” falë golit të Ferran Torres në minutën e 27-të. Me këtë rezultat, Barcelona avancon në finale me shifrat e përgjithshme 5-4 pas dy ndeshjeve.
Finalja e madhe mes Barcelonës dhe Real Madridit premton spektakël, pasi dy gjigantët spanjollë do të luftojnë për një tjetër trofe prestigjioz.
