Barcelona si në ditët më të mira, s’ka kush e ndal në La Liga!

Barcelona nuk e lëshon kreun. Katalanasir kanë mposhtur 0-1 në transfertë Villarrealin. Ishte goli i Pedrit në minutën e 18′ që i dha 3 pikë të arta ekipit të Xavit. Kjo fitore e mban Barcelonën në vendin parë me 56 pikë, 11 më shumë se Reali që ka një ndeshje më pak.
Barcelona ka ndëshkuar Villarrealin në minutën e 18′. Pas një kordinimi mjaft të bukur ne Lewandowskin, Pedri nuk fal brenda zonës. Aksion i mrekullueshëm nga Barcelona që rikuperon topin lart me Kounde. Francezi pason te Raphinha i cili gjen Pedri. Spanjolli kërkon kombinim dhe e gjen me Lewandowski…
I vetem perballe Reina, Pedri ka gjakftohtesine per te shenaur avantazhin ne nje aksion vertet manual per djemte e Xavi Hernandez qe ka rikthyer nje pjese te tiki-takas se dikurshme te katalanasit pas nje periudhe ku nuk ndertoheshin dot aksione.
Xavi vazhdon te mbështetet në skemen tashme te kolauduar 4-3-3 e tij të zakonshme. Përpara Ter Stegenit, konfirmohen Koundé, Araujo dhe Christensen ndërsa Baldé zë vendin e Jordi Alba. I dëmtuari Sergio Busquets liron vend per Kessie. Në repartin ofensiv konfirmohet treshja e përbërë nga Raphinha, Gavi dhe golashenuesi me i mire i momentit ne La Liga, Robert Lewandowski.
Barcelona e Xavit duket e pandalshme. Blaugranët, në fakt, komandojnë La Ligën dhe kalojnë përkohësisht në +11 ndaj Real Madrid. Skuadra katalanase nuk ka humbur në ligë që nga 16 tetori i kaluar dhe seria pozitive që ka zgjatur prej 15 ndeshjesh filloi pikërisht në ndeshjen e parë kundër Villarrealit. Dhe, kane plot (bashke me ndeshjen e sotme, 16 ndeshje te mbyllura pa pesuar gol ne La Liga!)