Ballkani siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, e mposhtë me lehtësi Malishevën

Skuadra e Ballkanit ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll!
Kampionët aktualë të Superligës së Kosovës kanë arritur një fitore bindëse me rezultatin 3:0 kundër Malishevës.
Në një paraqitje të fuqishme në pjesën e parë, skuadra e Ilir Dajës ka shënuar dy gola, të realizuar nga Danfa dhe Nazmi Gripshi.
Në pjesën e dytë, lojtarët nga Suhareka kanë shtuar një gol të tretë, përsëri me kontributin e Nazmi Gripshit, duke siguruar kualifikimin për të dalë në raundin tjetër.
Ndërkaq, Suhareka triumfoi përballë Vjosës, me rezultat të ngushtë 1:0. Golin e vetëm e realizoi Mevlan Zeka, në minutën e 81-të. Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje.
Për t’i bërë gjërat më interesante, kujtojmë se skuadrat e kualifikuara për gjysmëfinale janë Prishtina, Drita, Suhareka dhe Ballkani.