Ballkani kalon në çerekfinale, por vuan ndaj A&N-s
Kampioni në fuqi, Ballkani ka hasur goxha vështirësi për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës. Skuadra portokallezi në fund ka shënuar fitore ndaj skuadrës prizrenase A&N, me rezultat 2:0, por ka vuajtur shumë ta thyejë rezistencën e kundërshtarit. Në fakt, shifrat e ndeshjes janë zhbllokuar vetëm në minutën e 86-të, kur Albion Rrahmani ka gjetur rrugën e rrjetës, derisa më pas Lumbardh Dellova ka vulosur fitoren në minutën e 91-të.
