Ballkani fiton në Skenderaj, rikthehet në pozitën e parë

Kampioni në fuqi, Ballkani ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Portokallezinjtë, kanë fituar 1:0 kundër Drenicës, në kuadër të javës së 29-të në Albi Mall Superligë. Golin e tri pikëve të mëdha për Ballkanin e realizoi Edvin Kuq, në minutën e 30-të. Kjo fitore ia mundësoi skuadrës së Ilir Dajës të rikthehet në pozitën e parë në renditje, pasi në ndeshjen tjetër, Drita barazoi me Dukagjinin në Klinë, 0:0. Ndërkaq, Drenica pas kësaj humbjeje thuajse i ka humbur shpresat për mbetje në elitë.