Ballkani fiton me vështirësi në fund ndaj Trepçës ‘89

Ballkani ka fituar me vështirësi në fund 1-0 në udhëtim te Trepça ’89 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipi i Ilir Dajës ka marrë tri pikë shumë të vlefshme, pasi ka shënuar fitoren e tretë nga tri ndeshje të zhvilluara në pranverë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabarta nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e veta.
Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga të dyja skuadrat, portat mbeten të paprekura dhe të dyja ekipet shkuan në pushim pa gola (0-0).
Në pjesën e dytë, Ballkani ishte skuadër më e mirë për një nuancë dhe pas disa rasteve të krijuara, arriti ta shënoj edhe golin e fitores.
Reklama
Goli i fitores erdhi në minutën e 88-të të ndeshjes dhe ishte Albion Rrahmani, i cili shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 1-0.