April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Ballkani feston në “Zahir Pajaziti”, kampion për herë të tretë radhazi

Ballkani është kampion i Kosovës. Ky është titulli i tretë me radhë për portokallezinjtë e Suharekës. I treti titull njëherësh edhe për trajnerin Ilir Daja me këtë skuadër. Një sukses të tillë në futbollin kosovar e kishte arritur vetëm Besa e Pejës, skuadër tashmë po thuajse e shuar, e cila kishte mbizotëruar në elitën e futbollit kosovar në vitet 2005, 2006 dhe 2007. Golin që i dha fund dilemës së kampionit e shënoi Bernard Karrica, në minutën e 74-t. Ai realizoi në ndeshjen e parafundit të këtij edicioni kundër rivalit direkt për titull Llapit, që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Kësisoj, festa e Ballkanit për titull tashmë ka filluar, por ceremonia zyrtare e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës do të bëhet në fundjavën e ardhshme, kur Ballkani do të luajë para tifozëve të vet kundër Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *