February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Ballkani e kërkon sonte kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve

Ballkani do ta kërkojë sonte kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve.

Kampioni kosovar e kishte mposhtur javën e kaluar gjigantin bullgar, Ludogorets me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të kësaj gare.

E ekipi Portokalli udhëtoi dje i motivuar drejt Bullgarisë në tentim për ta ruajtur kapitalin e krijuar në lojën e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri Ilir Daja, në konferencën për shtyp të mbajtur dje theksoi se skuadra e tij nuk do të mbrohet sonte, pavarësisht rezultatit 2:0 nga ndeshja e parë.

“E kishim studiuar kundërshtarin duke e respektuar maksimalisht, pasi bëmë futboll goxha të mirë në gjitha aspektet. Bëmë lojën tonë që rezultoi me sukses. Ne nuk do të mbrohemi edhe pse kemi fituar 2:0. Do të punojmë edhe në fazën e mbrojtjes edhe sulmit, pasi mendojmë se Ludogoretsi nesër do ta filloj më furishëm takimin për shkak se është minus dy gola. Do ta bëjmë mbrojtjen, por ashtu siç e kemi bërë në Prishtinë”, është shprehur Daja.

Ndeshja mes Ludogoretsit dhe Ballkanit do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *