April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Donnarumma sot zyrtarizohet te Manchester City 

Manchester City dhe Paris Saint-Germain kanë arritur marrëveshje për transferimin e Gianluigi Donnarummas, duke i dhënë fund një prej sagave më të përfolura të afatit kalimtar veror. Portieri italian tashmë është shumë pranë kalimit në “Etihad Stadium”.

Sipas raportimeve të Orazio Accomando, marrëveshja përfshin një tarifë fikse prej 35 milionë eurosh plus 4 milionë euro në formë bonusesh. Kjo e bën lëvizjen një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere në rolin e portierit.

Tani pritet vetëm finalizimi i detajeve personale me vetë Donnarumman, i cili ka pranuar të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.

Ai do të përfitojë rreth 10 milionë euro në sezon, përveç bonuseve shtesë që përfshihen në marrëveshje.

Transferimi vjen pas vendimit të trajnerit të PSG-së, Luis Enrique, për ta lënë jashtë skuadrës Donnarumman në ndeshjet e fundit. Ky veprim ishte një sinjal i qartë se klubi parisien kishte vendosur të hapte rrugën për largimin e tij.

Në të njëjtën kohë, PSG-ja e kishte siguruar tashmë pasuesin. Portieri francez Lucas Chevalier u transferua nga Lille për 40 milionë euro dhe ka marrë menjëherë rolin e titullarit në “Parc des Princes”.

Nga ana tjetër, Ederson do të largohet nga City dhe do t’i bashkohet gjigantit turk Fenerbahce.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *