April 20, 2025

Arne Slot gëzon tifozët e Liverpoolit, rikthehet Alisson

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, u paraqit në një konferencë shtypi sot para ndeshjes së vikendit në Premier League.

Slot gëzoi tifozët me një lajm, duke thënë se portieri i Kombëtares së Brazilit, Alisson është i gatshëm për lojë.

“Ai është rikthyer në stërvitje me ne dje dhe është i gatshëm për ndeshje”, thotë trajneri Slot

Skuadra e Liverpoolit nesër luan ndeshjen ndaj Wolves nga ora 18:30.

Kujtojmë se Alisson mungoi në dy ndeshjet e fundit me “The Reds”, ndaj Bournemouthit dhe West Hamit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *