April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Anglia në gjysmëfinale, mund Zvicrën pas penalltive

Anglia është gjysmëfinalistja e tretë e Euro 2024, duke iu bashkuar Spanjë dhe Francës në garën e fortë për fitimin e trofeut të madh.

Skuadra e Gareth Southgate iu fal penalltive për të eliminuar Zvicrën, me 120 minutat që u mbyllën në barazim 1-1.

Breel Embolo kaloi helvetët në avantazh në minutën e 75’, por Bukayo Saka realizoi një gol shumë të bukur. Duke rikthyer baraspeshën pas vetëm 5 minutave.

Në fund penalltitë, me Manuel Akanjin që gaboi nga kampi zviceran (pritje e Jordan Pickford), ndërkohë që Trent Alexander-Arnold realizoi penalltinë vendimtare në krahun tjetër.

“Tre Luanët” do të përballen me fituesin e çiftit Holandë-Turqi në gjysmëfinalen e 10 korrikut në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *