Anglia i beson ish-lojtarit të Premierligës për drejtimin e kombëtares në ndeshjet e shtatorit

Anglia mbetet ende pa selektor pas largimit të Gareth Southgate. “Albionët” në shtator do t’i zhvillojnë dy ndeshje, ndaj Irlandës dhe Finlandës.
Selektori aktual i grupmoshave U21 të Anglisë, Lee Carsley, pritet që të udhëheqë “albionët” në ndeshjet e shtatorit.
Pikërisht në shtator pritet që më pas të emërohet edhe selektori i ri.
Carsley për shumë vjet ka qenë lojtar i njohur në Premierligë te skuadra e Evertonit.