April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Ancelotti zbarkon në Rio de Janeiro, sot publikon listën e Brazilit

Një ditë pas lamtumirës emocionale në stadiumin Santiago Bernabeu, Carlo Ancelotti ka mbërritur në Brazil për të nisur zyrtarisht aventurën e tij si trajner i ri i kombëtares braziliane.

Trajneri legjendar italian u pa në një video të publikuar nga Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF), teksa zbarkonte në Aeroportin Ndërkombëtar Galeao në Rio de Janeiro, pas një fluturimi nga Madridi.

Kjo e hënë shënon një moment kyç për Ancelottin, i cili do të shpallë listën e tij të parë me ekipin kombëtar, do të takohet me stafin teknik dhe do të zhvillojë një takim me presidentin e CBF-së, Samir Xaud.

Debutimi i Ancelottit në pankinën e Brazilit është planifikuar për më 5 qershor, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Ekuadorit, që do të zhvillohet në Guayaquil.

Ndeshja e dytë do të luhet më 10 qershor në Sao Paulo, ku Brazili do të përballet me Paraguain në stadiumin ‘Neo Quimica Arena’.

Presidenti i ri i CBF-së, Samir Xaud, në një deklaratë për shtyp, shprehu besimin e plotë te Ancelotti dhe shpresën se ai do ta udhëheqë Brazilin drejt titullit të gjashtë botëror.

“Qoftë i bekuar nga Krishti Shëlbues mbërritja e ‘zotit’ tonë Carlo Ancelotti. Le të udhëheqë Brazilin, bashkë me lojtarët, stafin dhe popullin tonë, drejt ëndrrës së madhe të gjashtë Kupave të Botës ”, deklaroi Xaud, duke theksuar gjithashtu nevojën për të rilidhur tifozët me kombëtaren pas zhgënjimeve të viteve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *