Ancelotti: Sezon i jashtëzakonshëm, ta mbyllim duke fituar edhe Champions-in
Duke folur në një konferencë për shtyp pas barazimit 4-4 me Villarrealin, trajneri Carlo Ancelotti e analizoi sezonin e tij fitues të Real Madridit në këtë mënyrë: “Objektivi në këtë ndeshje nuk ishin pikët, sepse nuk kemi nevojë për to. Objektivi ishte të bënim një lojë të mirë, duke pasur intensitet, duke luftuar, duke shmangur lëndimet. Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte”.
Për Brahim Diaz: “Ai pati një sezon mjaft të mirë, na ndihmoi shumë. Ai, Joselu, Arda… shënuan shumë gola. Dhoma e zhveshjes është gati të stërvitet mirë në këto dy javë dhe të përpiqet të fitojë finalen e Ligës së Kampionëve”.
Për Militao: “Të dy qendërmbrojtësit u munduan, madje edhe Rüdiger. Militao po i afrohet 100%, kanë mbetur edhe dy javë deri në finale”.
Për Lunin: “Më pëlqeu, nuk mund të bënte asgjë për golat e pësuar. Ishte i mirë me këmbët e tij. Mendoj se luajti një ndeshje të mirë. Natyrisht që golat nuk janë faji i tij”.
Për Arda Guler: “Sa më afër portës, aq më i mirë është. Është shumë efikas, ka shënuar shumë gola me pak goditje. Ka një talent të veçantë, që e tregon më afër portës se sa larg saj”.
Për katër golat e pësuar: “Nuk jam i shqetësuar. Ishte një ndeshje shumë e hapur, me pak ekuilibër. Ishte një ndeshje për t’u luajtur me futboll të mirë sulmues. Ndoshta pësuam më shumë gola seç duhet, por kjo është në rregull. Kundërshtari luajti shumë mirë”.
