Ancelotti largohet nga Real Madridi në fund të sezonit, gati për aventurën e re
Lajme sensacionale vijnë nga “O Globo”: Carlo Ancelotti është favoriti absolut për të drejtuar kombëtaren braziliane. Federata Braziliane e Futbollit (CBF) është e gatshme të presë deri në qershor që trajneri italian të përfundojë sezonin në stolin e Real Madridit, përpara se të thotë lamtumirë një sezon më herët nga “Bernabeu”, ku po shijon eksepeincën e dytë.
Ndërkohë, angazhimet në mars mund të shohin përkohësisht në stol Ramon Menezes, trajnerin aktual U-20 të Brazilit. Një takim mes Ednaldo Rodrigues, president i CBF dhe Florentino Perez është planifikuar për këtë muaj. Marrëdhënia e mirë e trajnerit me lojtarët brazilianë peshon shumë në këtë zgjedhje dhe vendim. Aktualisht, Ancelotti drejton Rodrygo, Vinicius dhe Eder Militao.
Ndërkohë, trajneri italian është i fokusuar te Botërori për Klube, ku dje fitoi gjysmëfinalen. Pas suksesit ndaj Al Ahly, kjo ishte deklarata e Ancelotti: “Ulëm intensitetin dhe vuajtëm pak, por bëmë mirë. Militao dhe Benzema do të rikthehen nesër, ndërsa Courtois do të jetë gati kundër Osasuna. Arribas nuk iu desh shumë kohë për të shënuar një gol”.
