Ancelotti: Duam ta mbyllim vitin me fitore

Të dielen Real Madridi e zhvillon ndeshjen e fundit për vitin 2024.

”Mbretërit” do të përballen me Sevillan, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin ”Santiago Bernabeu”, nga ora 16:15.

E trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, në konferencë për media ka deklaruar se viti 2024 ishte fantastik dhe dëshiron ta mbyll vitin me fitore.

 “Jemi kthyer. në shtëpi pas shumë ndeshjeve jashtë. Përfundimi i vitit këtu, me fansat tanë, është shumë emocionues. Ne duam ta përfundojmë mirë. Sevilla është një rival që po konkurron mirë në të gjitha ndeshjet. Ne kemi një objektiv shumë të qartë, ta mbyllim 2024-ën me fitore.

Ka qenë një vit fantastik dhe i paharrueshëm. I papërsëritshëm, nuk e di, mendoj se mund të përsëritet nëse të gjithë jemi të aftë të bëjmë më të mirën. Fitimi i Kupës së Evropës është gjithmonë momenti më i lumtur. Nuk kemi humbur shumë ndeshjet e këtij viti, por momenti më i trishtuar mund të jetë humbja kundër Barcelonës këtu, në Bernabeu.”, ka dekalruar Ancelotti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *