Agim Ademi uron Kosovën U19 për kualifikim në “Main Round” në futsall

Kosova U19 në futsall ka shënuar sot një sukses të madh duke u kualifikuar në “Main Round” për Euro 2023.
Dardanët kanë mposhtur Maqedoninë e Veriut me rezultat 6:3 dhe me 4 pikë si e para në Grup është kualifikuar tutje. Përveç Kosovës e Maqedonisë në këtë grup ishte edhe Gjermania.
Numri një i FFK-së, Agim Ademi, ka përgëzuar djelmoshat tanë për këtë sukses të madhe.
Postimi i plotë i Agim Ademi:
Kombëtarja e Kosovës U19 në futsall, e përbërë kryesisht me lojtarë të futbollit, pati paraqitje të shkëlqyeshme në fazën preliminare për Kampionatin Evropian 2023.
Dardanët tanë me plotë meritë u kualifikuan në fazën ‘Main Round’, pas barazimit 3:3 me Gjermaninë dhe fitores së sotme 6:3 kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup.
Me këtë rast, dua të përgëzoj lojtarët dhe stafin e Kombëtares U19 për punën e bërë brenda një periudhe të shkurtër dhe paraqitjen e shkëlqyeshme në këtë fazë kualifikuese.
Së bashku do të punojmë që në të ardhmen futsalli të zhvillohet edhe tek gjeneratat e reja.
Urime dhe suksese në fazën e ardhshme!
Forca Dardanë!
Përpara Kosovë!