July 18, 2026

Agim Ademi takohet me “Fenomenin”, kujton vizitën e historike të brazilianit në Kosovë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është takuar me legjendën e futbollit botëror, Ronaldo Nazario, “Fenomeni”, gjatë eventit të organizuar nga FIFA në “Trump Tower” në New York, në prag të finales së Kupës së Botës 2026.

Ademi ndau edhe një mesazh emocionues në mediat sociale, duke kujtuar lidhjen e veçantë që braziliani ka me Kosovën.

“Kënaqësi e veçantë të takohem me legjendën e futbollit botëror, ‘Fenomenin’ Ronaldo. Përtej fushës së gjelbër, Ronaldo ka një vend të veçantë në zemrat tona. Në qershor të vitit 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, ai vizitoi Kosovën si Ambasador i Vullnetit të Mirë i OKB-së”, shkruan Ademi duke shpërndarë edhe një foto së bashku me brazilianin.

“Me vizitën e tij historike në Gjakovën e shkatërruar nga lufta, ai u dha shpresë dhe mbështetje morale qytetarëve tanë në ditët më të vështira. Një kampion i madh brenda dhe jashtë fushës, të cilin Kosova nuk e harron kurrë!”, përfundoi Ademi. Eventi i FIFA-s mblodhi në New York drejtues të federatave nga e gjithë bota, legjenda të futbollit dhe personalitete të larta, mes tyre presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, si dhe presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ceremonia u organizua për të festuar suksesin e Kupës së Botës 2026, edicionit të parë me 48 skuadra pjesëmarrëse. Finalja e madhe e Botërorit do të zhvillohet të dielën, 19 korrik, ora 21:00, në stadiumin “MetLife” në East Rutherford, New Jersey, ku Spanja dhe Argjentina do të përballen për trofeun më prestigjioz të futbollit botëror. Ceremonia u organizua për të festuar suksesin e Kupës së Botës 2026, edicionit të parë me 48 skuadra pjesëmarrëse. Finalja e madhe e Botërorit do të zhvillohet të dielën, 19 korrik, ora 21:00, në stadiumin “MetLife” në East Rutherford, New Jersey, ku Spanja dhe Argjentina do të përballen për trofeun më prestigjioz të futbollit botëror. Këtë të shtunë, 18 korrik, Franca dhe Anglia do të luajnë ndeshjen për vendin e tretë (ora 23:00), duke mbyllur kështu edicionin më të madh në historinë e Kupës së Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *