June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Agim Ademi pjesë e ndeshjes miqësore të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë

Në prag të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila për herë të parë po mbahet në Tiranë, u zhvillua një ndeshje miqësore mes anëtarëve të këtij komiteti, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ishte pjesë e këtij aktiviteti, duke e vlerësuar si një moment të veçantë të bashkimit dhe sportivitetit.

“Përtej diskutimeve zyrtare, fusha e futbollit u shndërrua në një hapësirë bashkimi, sportiviteti dhe miqësie mes nesh. Kisha kënaqësinë të jem pjesë e këtij momenti të veçantë, së bashku me mikun dhe bashkëpunëtorin tim, presidentin Armand Duka. Atmosfera që po krijohet këto ditë në Tiranë është një dëshmi e gjallë e mikpritjes shqiptare dhe e një miqësie gjithnjë në rritje me futbollin evropian”, u shpreh Ademi.

Ai theksoi se takime të tilla krijojnë ura të reja bashkëpunimi, forcojnë lidhjet mes federatave dhe kujtojnë se futbolli mbi të gjitha është pasion, respekt dhe bashkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *