Agim Ademi konfirmon ardhjen e re te Kombëtarja e Kosovës, bëhet fjalë për futbollistin e  Stuttgartit

Kombëtarja e Kosovës vazhdon të kompletohet me prurje të reja të futbollistëve.

Sot është konfirmuar ardhja e talentit të Stuttgartit, Deli Hajdini.

Ai do t’i bashkohet Kombëtares U19 me shpresë se shumë shpejt do ta shohim në Kombëtaren A.

Njoftimi i plotë i Agim Ademit

Mirësevjen Deli Hajdini

Kam kënaqësinë e madhe t’i uroj mirëseardhje futbollistit të talentuar Deli Hajdini, lojtar i VFB Stuttgart U-19, në Kombëtaren U-19 të Kosovës.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në vazhdën e sjelljeve të reja dhe premtuese në ekipin kombëtar U-19, veçanërisht para garave të kësaj grupmoshe.

Në nëntor, Kombëtarja e Kosovës e grupmoshës U-19, e udhëhequr nga selektori Adil Maliqi, si pjesë e grupit të 10-të të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024/25, do të ndeshet me Spanjën, Austrinë dhe Ishujt Faroe, në turnamentin i cili do të mbahet në Kosovë.

Të gjithë ne besojmë në potencialin dhe përkushtimin e Deliut dhe jemi të sigurt që ai do të japë një kontribut të jashtëzakonshëm për suksese të reja.

Forca Kosova!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *