February 19, 2025

Agim Ademi komenton vendimin për Vllazninë e Ulpianën: Tash e tutje në ndeshjet e futbollit edhe hetues të krimeve të rënda ekonomike

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një intervistë për Kanal 10, komentoi vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës për t’i përjashtuar Vllazninë e Ulpianën nga Raiffeisen Liga e Parë. Ai tha se vendimi, ndonëse ka qenë i rëndë për ta ka qenë i duhur.

“Ishte shumë e vështirë të merrnim një vendim të tillë për Ulpianën dhe Vllazninë, por kishim fakte dhe duhej ta merrnim këtë vendim për të mbrojtur integritetin e garave”, tha ai.

Tutje, Ademi bëri të ditur se tash e tutje, prezent në ndeshjet e Superligës dhe Ligës së Parë do të jenë edhe nga dy policë hetues nga Krimet e Rënda Ekonomike të Policisë së Kosovës.

https://www.facebook.com/share/v/aRoS16bb1HHNuPqy/?mibextid=oFDknk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *