February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Ademi viziton Zhurin dhe Dragashin, paralajmëron rregullimin e stadiumeve

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Zhur dhe në Dragash, bashkë me anëtarin e KE të FFK-së nga Lidhja Rajonale e Prizrenit, Mirsad Çollaku.

“Në Zhur, vizituam hapësirën ku është paraparë ndërtimi i stadiumit, projekt i cili ka stagnuar. E bëmë një vlerësim të situatës aktuale, ku FFK do të bashkëpunojë me Komunën e Prizrenit për të siguruar finalizimin e këtij projekti. Qëllimi ynë është që të ofrojmë infrastrukturë të mirëfilltë për komunitetin sportivë dhe besoj se duke bashkëpunuar me autoritetet lokale, mund të arrijmë atë që është e nevojshme për të siguruar një stadium modern dhe funksional”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.

Ndërkaq në Dragash, ai u takua me kryetarin e kësaj komune, Bexhet Xheladini dhe drejtuesit e klubit Opoja.

“Në këtë takim, diskutuam për nevojën e përmirësimit të infrastrukturës sportive në komunë, veçanërisht rregullimin e stadiumit, që klubeve dhe shkollave të futbollit në zonën e Dragashit t’u mundësojmë kushte sa më të mira për zhvillimin e aktivitetit të tyre. Po ashtu, me kryetarin Xheladini u dakorduam që së shpejti  të nënshkruajmë Memorandumin e Bashkëpunimit, me synimin për të ndihmuar në ngritjen e infrastrukturës së futbollit në këtë pjesë të vendit. Kësisoj, besojmë se do të krijojmë një ambient të përshtatshëm në zhvillimin e talenteve dhe rritjen e futbollit në këtë zonë”, ka shkruar tutje Ademi.

I pari i FFK-së në vazhdimësi është duke i kushtuar vëmendje përmirësimit të infrastrukturës dhe kudo ku projektet që janë nisur qoftë nga komunat apo ministria, e që kanë stagnuar, ka shprehur gatishmërinë për t’i përkrahur në finalizim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *