February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Ademi: Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta e bashkëpunëtorit tim Isuf Ajeti

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka gërguar telegram ngushëllimi për familjen Ajeti që sot humbi më të dashurin e tyre Isuf Ajetin.

Isufi njihet si një kontribuues i madh në futbollin kosovar derisa ishte edhe bashkëpunëtor i ngushët.

“Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit të shquar për më shumë se dy dekada, Isuf Ajeti”, ka shkruar Ademi ndër të tjera në Facebook.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit të shquar për më shumë se dy dekada, Isuf Ajeti.

Kontributi i tij në Federatën e Futbollit të Kosovës ishte i pamohueshëm, duke filluar nga roli i kryetarit të Komisionit të Garave e deri te roli i këshilltar ligjor.

Vlerat profesionale, përkushtimi dhe humanizmi i tij do të mbeten gjithmonë si frymëzim për të gjithë ne.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve e bashkëpunëtorëve.

I përjetshëm kujtimi për Isuf Ajetin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *