February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Ademi me ministrin Maqedonci nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar sot me Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedoncin me të cilin kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në përputhje me mundësitë dhe nevojat e të dy palëve.

Lajmi është bëri i ditur nga ministri Maqedonci përmes një postimi në Facebook.

“Sot nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës, për bashkëpunim të ndërsjelltë dhe ofrim të mbështetjes në përputhje me mundësitë dhe nevojat e të dy palëve. Bashkëpunimi në mes institucioneve dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta mbetet prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes”, ka shkruar Maqedonci. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *