April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Ademi hedh poshtë akuzat e gazetarit: Ato fjalë s’kanë ndodhur asnjëherë, lojtarët mund të flasin

Agim Ademi ka mohuar t’i ketë kërcënuar futbollistët e përjashtuar pas ndeshjes me Rumaninë, pra Edon Zhegrovën, Aro Muricin e Florent Muslijajn.

Në një intervistë dhënë emisionit ‘Mandat me Memin’, Ademi tha se ata nuk janë të mitur dhe se mund të flasin për këtë çështje.

Gjithashtu, ai shtoi se të tre futbollistët kërkuan falje te bashkëlojtarët e tyre, por dhe jo vetëm.

I pari i futbollit kosovar pohoi se secilin vendim e merr përzgjedhësi Franco Foda dhe se FFK do ta respektojë në plotni.

“Çdo vendim që e merr Foda ka mbështetjen tonë. Lojtarët kërkuan falje te bashkëlojtarët e tyre. Pastaj njëri prej tyre edhe në Instagram. Ajo çka po më pengon është kur kthehet në personale. Del një gazetar dhe akuzon, ndërsa lojtarët nuk janë të mitur ata mund të flasin. Ato fjalë nuk kanë ndodhur asnjëherë e nuk do të ndodhin”, shtoi më pas Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *