April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Bayern Munich nuk heq dorë nga Kane, pas refuzimit të parë rrit ofertën për Tottenham

Harry Kane, qendërsulmuesi 29-vjeçar i Tottenhamit dhe kombëtares së Anglisë, premton të jetë një nga lojtarët kryesorë të merkatos së kësaj vere. Pas “flirteve” të gjata nga Manchester United, është Bayern Munich që po shkon drejt tij.Gjigantët bavarezë janë në kërkim të një numri të ri 9, por propozimi i parë i bërë për “Spurs” nga gjermanët u refuzua.

Megjithatë, kjo nuk është e gjitha. “Sky Sports Deutschland”, në fakt, shpjegon se si gjiganti i Bundesligës është gati të kthehet në “aksion” brenda një kohe të shkurtër.

Duke u bazuar në marrëveshjen kontraktuale të arritur personalisht me Kane, Bayerni është gati të paraqesë një ofertë të re zyrtare në vëmendjen e klubit anglezë, të përmirësuar në raport me të parën, e cila ishte rreth 70 milionë euro. Kujtojmë se Tottenham e ka bërë të qartë se nuk ulet me askënd në bisedime për shërbimet e kapitenit të Anglisë për më pak se 100 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *