July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Babai i Canës: Lorikun e donte Franca, fola personalisht me Raymond Domenech

1 min read

Agim Cana, babai i futbollistit të njohur shqiptar, Lorik Cana ka zbuluar prapaskena nga periudha kur i biri i tij nuk kishte vendosur ende për Kombëtaren.

Në të kaluarën ishte thënë se kapiteni legjendar shqiptar kishte mundësi të luante edhe për Francën, por që në fund e kishte zgjedhur me zemër Shqipërinë.

E një gjë të tillë e konfirmoi edhe babai i tij, ish-futbollisti kosovar Agim Cana në ekranin e SuperSport News, ku u transmetua dokumentari “Lorik”, kushtuar Canës, përcjell “Gazeta Express”.

“Raymond Domenech (në atë kohë selektor i U-21) më kërkoi personalisht që të bëhej pjesë e U-21-shit të Francës. I thash të më jepte kohë. Më la 3 ditë kohë. I thash Lorikut dhe u deshën vetëm 10 minuta për të vendosur. Ishte dëshira e tij dhe e jona që të vishej Kuqezi”, theksoi Cana senior.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *