Pirlo merr drejtimin e skuadrës së njohur italiane

Legjenda e futbollit italian, Andrea Pirlo është kthyer në pankinën e një klubi italian, konkretisht te Sampdoria.
Pirlo ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.
Smapdoria edicionin e ardhshëm do të garojë në Serie B, pas rënies nga liga këtë vit.
Fabio Grosso ishte objektivi kryesor i Sampdorias, por nuk arriti një marrëveshje me pronarin e ri të klubit, Andrea Radrizzani.
Biznesmeni italian që ka blerë së fundmi Sampdorian, duke e shpëtuar klubin nga falimentimi, thuhet se është takuar tre herë me Pirlon. Di Marzio pretendon se entuziazmi dhe përvoja e Pirlos e bindi përfundimisht Radrizzani.
Ish-ylli i Juventusit dhe Milanit e kaloi sezonin e fundit në Turqi ku mori drejtimin e Karagumruk. Pirlo rikthehet në Itali pas një periudhe njëvjeçare në Juventus në 2020-2021, kur fitoi një Coppa Italia dhe një Supercoppa