July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Arabët nuk ndalen, Al-Nassr kërkon të “rrëmbejë” objektivin e Milan

1 min read

Klubet arabe po vazhdojnë të shpenzojnë në mënyrë të shfrenuar paratë e tyre këtë merkato vere, teksa po nënshkruajnë pa ndalim me lojtarë cilësore e me eksperiencë nga futbolli evropian.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari italian i futbollit, Rudy Galleti, pas sigurimit të shërbimeve të Marcel Brozovic e Hakim Ziyech, “gjigandët” e Al-Nassr tashmë kërkojnë të “rrëmbejnë” objektivin e “kuqezinjve” të Milan në këtë merkato vere.

Bëhet fjalë për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë i francezëve të Lens, Seko Fofana, me 28-vjeçarin që ka “hipnotizuar” bordin e Milan, si dhe teknikun Pioli me paraqitjet e tij sezonin që sapo lamë pas.

Fofana vlerësohet në 35 milionë euro nga klubi, shifër kjo jo pak e vogël për “kuqezinjtë” e Milanos, mirëpo duke parë statistikat e mesfushorit, 9 gola dhe 6 asistime në 39 përballje, duket se performanca justifikon çmimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *