July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Trajneri i kombëtares amerikane këshillon Pulisic: Shko tek Milani

1 min read

Chelsea do të bëjë një “revolucion” gjatë merkatos së verës. Shumë lojtarë do të largohen, mes tyre edhe Christian Pulisic.

Mesfushori ofensiv pëlqehet nga Milani, me kuqezinjtë që kanë kërkuar të sigurojnë shërbimet e 24-vjeçarit dhe në seksionet e kaluara të merkatos.

Trajneri i kombëtares amerikane, Gregg Berhalter shtyn Pulisic që të vijojë karrierën te Milani. “Christian luan me Chelsea. Por, Italia dhe Milani janë ende destinacione tërheqëse për të.

Me kuqezinjtë do të ketë mundësinë të shfaqë protagonizmin e tij edhe në Champions League. Por nuk kam ndërmend t’i jap këshilla, zgjedhjet janë personale”.

“Xholi” ofensiv u transferua nga Borussia Dortmund te Chelsea për 64 milionë euro në janarin e vitit 2019. Çmimi i kartonit është ulur ndjeshëm.

Lojtari me origjinë kroate sot kushton vetëm 20 milionë euro, por për Milanin mbetet problem paga e lartë sezonale që përfiton: 9 milionë euro.

Për shërbimet e lojtarit të “Bluve të Londrës”, i cili numëron 57 ndeshje dhe 23 gola me kombëtaren amerikane, interesohet edhe Lyoni në Ligue 1./ss

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *