July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Messi: Nuk jam si para disa vitesh te Barça

1 min read

Sulmuesi argjentinas Lionel Messi e ka vlerësuar nivelin e formës së tij fizike, teksa ka pranuar se nuk është ai i para disa viteve.

“Sigurisht, unë jam tashmë 36 vjeç, nuk jam i njëjti si te Barcelona disa vite më parë. Viti i parë në Paris ishte shumë i vështirë për mua për arsye të ndryshme. Por sezonin e kaluar u ndjeva shumë më mirë, më i qetë”, ka theksuar Messi.

Ai tutje e pranoi se suksesi në Botërorin e Katarit me Argjentinën ndikoi pozitivisht. “Kupa e Botës luajti një rol të rëndësishëm. Fakti që u mbajt në mes të sezonit… Ishte një vit i pazakontë për të gjithë. Kupa e Botës ndikon në shumë gjëra, veçanërisht duke pasur parasysh një sezon si ky. Ky nuk është një justifikim, sepse shumë njerëz luajtën në Kupën e Botës, por në përgjithësi Botërori ndikoi në nivelin e lojës në kampionat dhe në Champions League”, tha Messi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *