July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, “Mbappe prezantohet më 23 korrik

1 min read

Shumica e medieve spanjolle e marrin si të mirëqenë transferimin e sulmuesin francez, Kylian Mbappé, te Reali i Madrid që këtë sezon.

Programi Chiringuito madje ka avancuar duke përcaktuar me 23 korrikun si datën e prezantimit zyrtar të Mbappesë.

Zinedine Zidane do të luajë një rol kyç në këtë nënshkrim, teksa “AS” raportoi rikthimin e mundshëm të francezit në Madrid për të kryer detyrat si drejtor sportiv i kolosit spanjoll ose ndoshta për t’u kthyer në stol, një skenar që mund të bëhet realitet nëse Carlo Ancelotti merr drejtimin e përfaqësueses së Brazilit.

Duhet mbajtur mend se pas një tjetër sezoni të trazuar në Paris Kylian Mbappé refuzoi të ushtronte opsionin e rinovimit të kontratës me Paris Saint-Germain përtej fundit të vitit 2024 dhe siguroi që as ndërhyrja e Emmanuel Macron, nuk do t’ia kthente mendjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *