Tovërlani e Emërllahu të kënaqur me fitoren

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka vlerësuar paraqitjen ndaj Estonisë.

Kosova fitoi 2:0 në ndeshjen që e dominoi. Ishte ndeshja e parë e kualifikimeve për Evropian.

“Kemi krijuar raste dhe kemi dominuar. I përgëzoj lojtarët për angazhimin maksimal dhe lojën e mirë. Do të shkojmë nga ndeshja në ndeshje. Ishte veëm ndeshja e parë. Estonia nuk i ka cilësitë e kundërshtarëve tjerë. Mirëpo nuk do të jemi inferior ndaj askujt. Duam të lëmë shenjë me rezultate të mira. Por t’ia lëmë fushës”, ka thënë Tovërlani.

Ndërkohë mesfushori Lindon Emërllahu ka thënë se fitorja është e rëndësishme.

“Ndeshja nuk ishte e lehtë. Por me këtë grup lojtarësh që kemi u paraqitëm mjaft mirë. Dhe morëm një fitore të rëndsishme. Kemi punuar dhjetë ditë dhe jemi komponuar shumë mirë”, ka thënë Emërllahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *