April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Short i vështirë, mësohet kundërshtari i Ballkanit në Ligën e Kampionëve

Gjatë ditës së sotme në ambientet e zyrave të Uefa-s, në Nyon të Zvicrës është mbajtur shorti për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, aty ku merrte pjesë edhe kampioni i Kosovës, FC Ballkani.

Skuadra nga Suhareka u shortua me Ludogertsin e Bullgarisë, një short jo i lehtë për ekipin nga Kosova.

Ludogeretsi është kampion i Bullgarisë  për 12 sezone radhazi dhe ka marrë pjesë dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë suksesi më i madh i kësaj skuadre ishte në sezonin 2013-2014, kur arriti të kualifikohet në top 16 skuadrat më të mira në Ligen e Evropës.

Ndeshjet e këtij raundi që janë me sistem vajtje-ardhje do të zhvillohen më 11/12 dhe 18/19 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *