July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Kosova super-favorite ndaj Bjellorusisë, sipas kompanive të basteve

1 min read

Kombëtarja e Kosovës konsiderohet si favorite e madhe në letër sonte ndaj Bjellorusisë.

“Dardanët” do të luajnë në Budapest të Hungarisë me bjellorusët në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit I në kualifikimet e Euro 2024, shkruan “Gazeta Express”

Verdhekaltrit vijnë nga tri barazime radhazi, kurse bjellorusë i kanë tri humbje.

E kjo ka bërë që ekipi i Alain Giresse të favorizohet nga kompanitë e mëdha të basteve.

“Bet365”, njëra prej kompanive më të mëdha në këtë fushë, fitoren e Kosovës e kuoton me 1.70, ndërsa fitoren e Bjellorusisë 4.75 e barazimin 3.60.

Edhe kompanitë tjera kanë vendosur kuota afërsisht të njëjta, me “Dardanët” që janë favoritë absolutë për duelin e sontëm në kërkim të fitores së parë në këtë kampanjë kualifikuese, shkruan “Gazeta Express”.

Por, kjo vlen vetëm në letër pasi Kosova ishte favorite edhe kundër Andorrës e Rumanisë sipas bastoreve, por në fund i mori vetëm nga një pikë në ato sfida.

Ndeshja mes Bjellorusisë dhe Kosovës do të nisë në orën 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *