Modric pasi humbi finalen: Kam vendosur nëse do të luaj më për Kroacinë, por nuk iu tregoj njëherë

Luka Modric ishte dukshëm i mërzitur pasi Kroacia humbi finalen e Ligës së Kombeve kundër Spanjës me penallti (5:4). Pas humbjes në luftën për titull, kapiteni nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjes më të rëndësishme.
Modric pritej që pas kësaj ndeshje të shpallte të ardhmen e tij në kombëtare.
“Kam vendosur nëse do të luaj për Kroacinë në të ardhmen, por nuk do të flas për këtë tani”, u tha ai gazetarëve në zonën miks pas ndeshjes.
Gara tjetër e madhe ku ai mund të provojë të marrë trofeun me Kroacinë është Europiani i vitit të ardhshëm.