July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Ancelotti arrin marrëveshje me Brazilin

1 min read

Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Carlo Ancelottin që të marrë drejtimin e përfaqësueses në vitin 2024.

Rede Globo transmeton se CBF ka bërë të ditur se pasi t’i skadojë kontratë me Real Madridin (30 qershor 2024), strategu italian do të marrë drejtimin e Selecaos.

Madje, thuhet se Rodrigues dëshiron ta zyrtarizojë kontratën shumë para se t’i skadojë kontrata trajnerit me Los Blancos.

Ancelotti ka të drejtë të japë vetëm fjalën e tij (konfirmimin verbal), duke qenë se në bazë të rregullave të FIFA-s, mund t’i përkushtohet një skuadre tjetër vetëm në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij.

Kjo do të thotë se 64-vjeçari mund ta nënshkruajë kontratën vetëm pas 1 janarit dhe pastaj nga 1 korriku 2024 të marrë zyrtarisht drejtimin e Brazilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *