July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

I zhdukur menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve dhe pa gjurmë, gjendet i gjallë babai i ndihmësit të Guardiolas

1 min read

Babai i ndihmës trajnerit të Manchester City, Enzo Maresca, Pasquale, është gjetur pasi ai u raportua i zhdukur pas fitores së skuadrës angleze mbrëmë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Pasi mposhtën Interin 1-0 , tifozët, lojtarët dhe stafi i Cityt kanë festuar fitoren në Stamboll, por sipas raportimeve nga Corriere dello Sport babai i tij ishte zhdukur në mënyrë shqetësuese.

Policia turke u informua dhe kishte punuar për të gjetur Marescan, por ai është gjetur që atëherë dhe sipas Gazetta Dello Sport është mirë.

Maresca, i cili, sipas Scottish Sun, është i lidhur me postin e lirë drejtues të Celtic, ka punuar si ndihmës trajner i Pep Guardiolës që nga korriku i vitit 2022.

Babai i tij thuhet se kishte fluturuar në Stamboll një ditë para finales për të parë ndeshjen.

Aktualisht nuk ka detaje se si ai u zhduk pasi ishte i pranishëm në ndeshje.

Por, La Gazetta tha se ishte “një periudhë shqetësuese kohore pasi gjurmët e zotit Maresca ishin humbur”.

City fitoi tripeltën historike mbrëmë në stadiumin Olimpik Ataturk, me Rodrin që shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe festimet kanë vazhduar edhe në natën pas ndeshjes. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *