Mësoni ku renditet skuadra e Inter Miamit dhe kur do të luajë Leo Messi

Lionel Messi do ta vazhdojë karrierën e tij në MLS. Inter Miami ka njoftuar nënshkrimin e superyllit argjentinas, i cili ka nënshkruar deri në vitin 2026, me një kontratë që do të rinovohet çdo vit.
Aleanca e gjigantëve komercialë me MLS-në çoi në një ofertë që Lionel Messi nuk mund ta refuzonte dhe kështu i tha “Jo” Barcelonës, por edhe Arabisë Saudite.
Inter Miami nuk e ka nisur kampionatin në mënyrën më të mirë. Konkretisht në 16 ndeshjet e para ka grumbulluar vetëm 15 pikë dhe është në vendin e fundit në Rajonin Lindor të MLS-së.
Në krye të rajonit renditet skuadra e Cincinnatit, e ndjekur nga Nashville. Sipas “Athletic”, Messi mund të debutojë më 21 korrik, në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Cruz Azul, ndërsa nuk është e qartë se kur do të luajë në MLS.
Kujtojmë se shtatë skuadrat e para të çdo rajoni kualifikohen në fazën play-off për titullin, ndërsa 8-ta dhe 9-ta do të luajnë për biletën e fundit të play-off-it. Për më tepër, asnjë ekip nuk zbret nga kategoria MLS-së, edhe nëse përfundon në vendin e fundit. Ja dhe renditja e deritanishme:
