February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Ademi e Çeferini kokë me kokë në Pragë


Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ndodhet në Pragë, i ftuar nga presidenti i UEFA-së, Aleksandër Çeferin, për ndeshjen finale të Ligës së Konferencës, Fiorentina – West Ham, ka zhvilluar sonte një takim kokë me kokë me të parin e shtëpisë së futbollit evropian. Futbolli.info ka siguruar foto ekzkluzive nga takimi i kreut të FFK-së me kreun e UEFA-së.

Ademi ka kohë që krijuar raporte tejet miqësore me shefin e futbollit evropian dhe në vazhdimësi të gjitha projektet që janë paraqitur nga FFK-ja janë aprovuar në organet e UEFA-së. E projekti i radhës që FFK synon ta realizojë është stadiumi i ri në kryeqytet, e për të cilin Ademi ka rënë dakord ditë më parë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, derisa ai pritet të realizohet edhe përmes programit UEFA HatTrick.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *