July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Hipoteza e çmendur nga Anglia, Newcastle mund të huazojë Messin, Ronaldon dhe Benzeman

1 min read

Arabia Saudite ka hyrë në mënyrë të frikshme në treg duke afruar futbollistët më të mirë të Evropës. Pas Cristiano Ronaldos, në Arabi ka shkuar edhe Benzema e me shumë gjasa Leo Messi do të jetë afrimi i tretë në këtë kampionat.

Por, “The Sun” e lidh edhe Newcaslte  me klubet arabe. Klubi anglez është aktualisht nën pronësinë e Fondit të Investimeve Publike në Arabinë Saudite, të cilët kanë 80% të aksioneve. I njëjti fond, ka aktualisht edhe 75% të aksioneve të Al Itihad, Al Ahli, Al Nasr dhe Al Hilal.

Fakti që bëhet fjalë për të njëjtët pronarë, sjellin hipotezën e një transferimi të mundshëm të Ronaldos, Mesit dhe Benzemas në kampionatin anglez. Klubi i Njukasëllit mund t’i huazojë futbollistët duke mos pasur shpenzime që thyejnë rregullat e “Fair Play Financiar”, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete.

Aktualisht, bëhet fjalë vetëm për një hipotezë që është e vështirë të ndodhë, por jo e pamundur. Vetë Liga angleze do ta kundërshtonte diçka të tillë, por rregullat e lejojnë që huazimet të bëhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *