Vedat Muriqi e kalon Mallorcan në epërsi

Vedat Muriqi e ka kaluar Mallorcan në epërsi ndaj Rayo Vallecanos.
Dy skuadrat po e zhvillojnë ndeshjet e fundit për këtë sezon dhe synojnë ta mbyllin me fitore.
Derisa pjesa e parë përfundoi pa gola, e dyta nisi më furishëm.
Ishte minuta e 51-të e takimit, kur Rodriguez asistoi te Vedat Muriqi që realizoi për 1-0.
Ky ishte goli i 15-të deri më tani këtë sezon për sulmuesin e Kosovës, ndërsa ka edhe tri asistime.
Ja goli: